Beatrix Ramosaj denoncon përndj*kësin: Kam pesë vite që përballem me ngacmime

Te Fundit

Artistja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka bërë publike një ngjarje mjaft shqetësuese, duke bërë të ditur se për një periudhë pesëvjeçare ka qenë objekt i përndjekjes nga një individ përmes profileve të rreme në internet.

Për më tepër, ajo bëri me dije se ky person ka tentuar të krijojë kontakte edhe me rrethin e saj familjar. Duke reflektuar mbi këtë përvojë të gjatë, këngëtarja e ka lidhur situatën me dinamikat e “Big Brother”,

format në të cilin ajo ka marrë pjesë më herët si konkurrente. Në këtë mënyrë, ajo ka dashur të adresojë zërat që lidhin përvojën e saj personale me dramën e këtij reality show.

Në fund të deklaratës së saj, Beatrix nënvizon se përndjekësi që e shqetëson prej pesë vitesh nuk ka asnjë lidhje me “Big Brotherin”.

“Jo ata që po e kthejnë këtë në një dramë të ‘Big Brother’ Interpretimi është I ÇMENDUR. Po flas për NJË person që më ka përndjekur dhe ngacmuar për më shumë se 5 VJET, përmes qindra llogarive të rreme, duke kontaktuar edhe familjen dhe miqtë e mi. S’ka ASNJË lidhje me BB!” shkruan Ramosaj.

Lajmet e fundit