U tha se e kanë rr*mbyer, miku i Elton Tozaj tregon se cfarë pritet të ndodh me gazetarin
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi, ngriti alarmin mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, duke hedhur dyshime se gazetari Elton Tozaj mund të ishte rrëmbyer.
Megjithatë, ditën e sotme, Vrenozi ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke ndarë detaje të reja lidhur me vendndodhjen e gazetarit. Sipas tij, Elton Tozaj pritet që ditën e nesërme të bëhet pjesë e reality shoë-t “Big Brother VIP Kosova”.
“Lajmi i mirë më erdhi dhe shpresoj shumë që Elton Tozaj nesër, të premten, hyn në BBVK”, shkruan Vrenozi në postimin e tij në Instagram.
Burimi: Newsbomb.al
