Pamjet e Edit me fashë në kokë pas zërave për përpl*sjen me Joz Markun

TvShow

Në rrjetet sociale u përhapën me shpejtësi gjatë ditës së djeshme aludimet për një konfrontim fizik të dhunshëm midis Edit dhe Jozit.

Kjo valë reagimesh erdhi pasi Fire, përmes transmetimeve të drejtpërdrejta në rrjetet sociale, pohoi se zotëron detaje rreth incidentit dhe se ka pasur mundësi të shohë një video të përplasjes mes tyre, duke pretenduar se këngëtari e ka dhunuar Edin.

Në përputhje me këto pretendime, Indeksonline ka publikuar një video të regjistruar të enjten, ku ish-banori shfaqet duke ecur nëpër rrugët e Tiranës me kokën të mbuluar me fashë, gjë që ka shtuar dyshimet se thashethemet e përhapura mund të jenë reale.

Për momentin, asnjëri nga personat e përfshirë nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të sqaruar ngjarjen, duke e lënë të paqartë dinamikën e vërtetë të kësaj situate./Indeksonline/

Lajmet e fundit