Aksident i rëndë në vend! Audi përplaset me murin mbrojtës, nënë e bijë…
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë, duke u përplasur me murin mbrojtës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura nëna dhe vajza e saj. Ato pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Burimi: Newsbomb.al
